‘Finalja’ Feronikeli – Prishtina përcakton kampionin e Kosovës

‘Finalja’ Feronikeli – Prishtina përcakton kampionin e Kosovës
18:11 | 15 Maj 2019

Kush e ka menduar se sezoni 2018/2019 i Superligës së Kosovës do të përmbyllet me një ndeshje ‘finale’.

Superliga e Kosovës, edhe njëherë do t’iu dhurojë tifozëve të futbollit një fund emocionues dhe të papërshkrueshëm.

Në xhiron e 33-të, në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ do të vendoset titulli i kampionit, ku Feronikeli pret Prishtinën.

Me 32 ndeshje të zhvilluara Feronikeli kryeson me 77 pikë, dhe ka një avantazh ndaj Prishtinës prej dy pikëve, që me një barazim të mundshëm mund të shpallet kampion i Kosovës.

Në anën tjetër, Prishtina për të rikthyer titullin e Kosovës në kryeqytet, ka nevojë vetëm për tre pikë nga udhëtimi aspak i lehtë në Drenas./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS