18 Shkurt 2019 / 15:36
Ministria e Financave frenon miratimin e dekretit me të cilin do të paguhet për magazinimin e derivateve të naftës nga ana e kompanive private të naftës. Ndonëse zv/kryeministri Koço Angjushev që në tetor të vitit të kaluar ka dorëzuar konstatimin në Qeveri që të obligohet Ministria e Financave për ta miratuar këtë dekret, kjo e fundit tashmë pesë muaj është duke analizuar. Nga Ministria shprehen se dekreti ende është në fazën përgatitore. Nuk kanë përgjigje se kur do të përpilohet përfundimisht. Kompanitë e naftës kërkojnë nga shteti të fillojë t’u paguajë për ruajtjen e rezervave shtetërore të naftës për të cilat me vite të tëra nuk kanë marrë asnjë denarë për magazinim.
Si kryetar i Komisionit për Sistem Ekonomik në Qeveri disa herë i propozova Qeverisë konstatim me të cilin ky dekret duhej të miratohet edhe në muajin tetor edhe në nëntor, me çka ishte autorizuar Ministria e Financave që ky dekret të miratohet“.- theksoi Koço Angjushev, zv/kryeministër
Sipas Angjushevit, ai bashkë me Tevdovskin dhe Zaevin para dhjetë ditëve kanë realizuar një takim me kompanitë e naftës që i ruajnë rezervat e naftës dhe u janë propozuar çmime dhe vlera për magazinim. Shprehet se janë afër zgjidhjes. Lidhur me problemin e mungesës së rezervave të naftës i cili u krijua meqë kompanitë e naftës refuzojnë t’i ruajnë falas, zv/kryeministri pohon se gjendja nuk është alarmante.
Kështu që nuk ka kurrfarë brengosje, ne absolutisht me përmbledhjen e asaj që e kemi si karburant në rezervuarët, si derivate të naftës dhe asaj që e kemi si mjete në llogarinë e Drejtorisë, ne absolutisht jemi më të mirët në rajon“. –tha Koço Angjushev, zv/kryeministër
Sipas vlerësimeve të kompanive të naftës, shpenzimi për magazinim të rezervave të naftës është prej 3 deri 4 milionë euro në vit. Ata disa vite nuk kanë marrë asnjë denarë nga shteti për magazinim. Qytetarët me çdo litër të blerë i paguajnë shtetit nga 30 deri 89 deni për rezervat e naftës. Duke iu referuar kësaj shteti brenda vitit mbledhë rreth tetë milion euro. Problemi me rezervat e naftës është njëra prej vërejtjeve në raportin e Bashkësisë Energjetike Evropiane për implementimin e Ligjit për energjetikë.
Aleksandra Spasevska
Loading…