Fiona Gllavica dhe bashkëshorti po shijojnë muajin e mjaltit në këtë vend përrallor

Fiona Gllavica dhe bashkëshorti po shijojnë muajin e mjaltit në këtë vend përrallor
12:42 | 23 Korrik 2019

Pas kurorëzimit të martesës çifti kanë filluar menjëherë pushimet.

Fiona Gllavica javë më parë i dha fund beqarisë duke u martuar me Arbnorin me të cilin dhanë një aheng madhështor për të afërmit e tyre, shkruan lajmi.net.

Aktorja e cila famën më të madhe mori me ‘Pajtesën’ te ‘Çka ka shpija’ është shumë aktive në rrjete sociale ku po ndan imazhe me ndjekësit nga pushimet.

Së fundmi ajo përmes postimeve bëri të ditur se bashkë me burrin e saj janë duke shijuar muajin e mjaltit në ishujt tajlandeze. /Lajmi.net/

TAGS