Fitër Bajrami / Uron rektori i UT-së Vullnet Ameti

Fitër Bajrami / Uron rektori i UT-së Vullnet Ameti
Tash esht Koha

Të nderuar besimtarë të fesë islame,

Është një kënaqësi dhe privilegj për mua, që në cilësinë e Rektorit të Universitetit të Tetovës, t’Ju uroj festën e Fitër Bajramit!
Kjo festë, vjen në vatrat tona familjare, pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, periudhës së shenjtë, gjatë së cilës besimtarët e devotshëm të botës islame kanë agjëruar duke sakrifikuar dhe duke u përpjekur të ripërtërijnë vlerat më të mira shpirtërore dhe njerëzore.
Edhe në këto rrethana kur ne të gjithë përballemi me pandeminë Covid -19, kjo ditë e shënuar na e ofron mundësinë e rrallë, kurajën për të forcuar besimin tonë, bindjet tona dhe për t’i hapur zemrat ndaj veprave humane.
Përtej një feste fetare, Fitër Bajrami na e jep mundësinë për t’i shprehur vlerat njerëzore si respektin, tolerancën dhe mirëkuptimin në shërbim të të gjithëve dhe për një të ardhme më të begatë.
Ju uroj nga zemra të keni mirësi e begati dhe Zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet Tuaja!

Me respekt,
Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektor i Universitetit të Tetovës

Tash esht Koha