Fiton 200 mijë funte në vit, duke pozuar si një gjyshe seksi

Fiton 200 mijë funte në vit, duke pozuar si një gjyshe seksi

Alexas Morgan ka gjetur një metodë të pazakontë të ekspozojë linjat trupore, duke pozuar e veshur si një gjyshe seksi. Ylli i Instagramit arkëton mijëra dollarë çdo vit.

Ajo këtë gjë e arrin duke u veshur si një gjyshe seksi dhe pozuar para objektivit të aparatit, transmeton Telegrafi.

Alexandra që emrin artistik e ka Alexas Morgan, ka pranuar se fiton rreth 200 mijë funte në vit duke postuar fotografi të nxehta.

Por, ndryshe nga vajzat e tjera, ajo realizon fotografi qesharake që e bëjnë më unike dhe të pëlqyer nga ndjekësit e saj të shumtë.

Disa nga fotografitë më të pëlqyera të saj, është ajo e veshur si pensioniste ku përbri fotografisë mban nofkën Mimi.

Vlen të theksohet se për çdo postim në Instagram, ajo paguhet rreth dy mijë funte.

TAGS