Fitore e vështirë e Bayernit ndaj Paderbornit

Fitore e vështirë e Bayernit ndaj Paderbornit

Bayern Munich ka marrë një fitore tejet të vështirë në përballje me Paderbornin 3:2.

Bayerni e nisi shumë mirë ndeshjen duke rrezikuar disa herë portën e skuadrës mysafire.

E në minutën e 25-të kampionët në fuqi të Gjermanisë e gjetën golin e epërsisë, kur realizoi Serge Gnabry për 1-0 pas asistimit nga Correntin Tolisso.

Megjithatë mysafirët e gjetën golin e barazimit në minutën e fundit të pjesës së parë.

Një dalje jo e mirë e portierit Manuel Neuer i kushtoi bavarezëve pasi Srbeny realizoi për 1-1.

U desh të pritej minuta e 70-të e ndeshjes për ta rikthyer epërsinë vendasit, falë golit nga Roberto Lewandowski i cili u asistuar nga Serge Gnabry.

Megjithatë mysafirët barazuan përsëri rezultatin në 2-2, kur shënoi nga afërsia Michel.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej në barazim, në skenë doli përsëri Robert Lewandowski i cili shënoi për 3-2 pas një aksioni fantastik të lojtarëve bavarez.

Deri në fund mysafirët tentuan të barazonin edhe njëherë rezultatin, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Kësisoj Bayerni vazhdon të kryesoj në Bundesliga me 49 pikë, katër më shumë se RB Leipzig që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkohë Paderborni mbetet e fundit në tabelë me vetëm 16 pikë pas 23 takimeve. 

MEDIAL.mk