Fitore minimale, por shumë e rëndësishme për Tottenhamin

Fitore minimale, por shumë e rëndësishme për Tottenhamin

Tottenham Hotspur ka realizuar një fitore me shumë vlerë në stadiumin e ri, duke e mposhtur Brightonin me rezultat 1:0.

Është dashur të pritet minuta e 88’ e ndeshjes, për të parë golin e parë dhe të vetëm në përballjen mes Tottenhamit dhe Brightonit, të zhvilluar të mërkurën mbrëma.

Ishte mesfushori Christian Eriksen, lojtari që u bë hero me golin e shënuar ndaj Brighton në fund të ndeshjes, për fitoren minimale dhe shumë të rëndësishme për Tottenhamin, në luftën për vendin e katërt.

Me këtë fitore, Tottenham pas 35 ndeshjeve forcohet në pozitën e tretë, ndërsa në xhiron e ardhshme pret në shtëpi rivalët e Londrës, skuadrën e West Ham United./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS