Fitorja e tretë radhazi në Serie A, Interi mposht Cagliarin

Interi ka arritur të fitojë ndaj Cagliarit me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Serie A dhe vulos formën e mirë tani me tri fitore radhazi.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi vendasve të Interit, të cilët përveç rasteve të krijuara arritën ta gjejnë edhe rrugën e rrjetës.

Luhej minuta e 12-të e ndeshjes kur në skenë doli Lautaro Martinez, i cili shënoi një gol të bukur me kokë për 1-0 pas asistimit të Henrique Dalbert.

Festa e Martinezit pas golit (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Në vazhdim të kësaj pjesë, Interi menaxhoi mirë lojën dhe shkoi në pushim me epërsi minimale.

Në pjesën e dytë, Interi përsëri ishte më e mirë, por edhe Caglari pati rastet e veta të rrezikshme teksa gjeti edhe golin, por që iu anulua nga VAR-i pasi pati lojë me dorë.

Andrea Candreva (65′) pati rastin më të mirë për Interin, por goditja e tij u prit nga portieri, ndërsa golin e anuluar për Cagliarin e shënoi Daniele Dessena  (73′).

Kur pritej që ndeshja të përfundonte në skenë doli Matteo Politano, i cili shënoi një supergol për 2-0 dhe me këtë vulosi rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Nerazzurrët tani kanë 13 pikë në vendin e katërt, ndërsa Cagliari në vendin e 16-të me gjashtë pikë.

Në ndeshjen e radhës, zikaltrit udhëtojnë te SPAL-it, teksa klubi nga Sardenja e pret në shtëpi Bolognan. /Telegrafi/

TAGS