Fjala “they” mund të përdoret edhe për numrin njëjës?

Fjala “they” mund të përdoret edhe për numrin njëjës?

Fjalori “Merriam-Webster”, i cili është fjalori më i vjetër i gjuhës angleze në Shtetet e Bashkuara, e ka njohur zyrtarisht përdorimin e përemrit vetor “they” (ata/ato) në numrin njëjës në vend të përemrave “he” (ai) dhe “she” (ajo). Përpos këtij ndryshimi, në fjalor janë shtuar edhe 532 fjalë të reja.

Njohja e përdorimit të përemrit të shumësit si përfaqësues i numrit njëjës, pa dallim gjinie gramatikore, vjen pas rritjes së popullaritetit të përdorimit të tij në këtë kontekst.

Përemri “they” përdoret në numrin njëjës zakonisht për njerëzit që nuk identifikohen as si meshkuj, as si femra. Megjithatë, disa kanë thënë se një përdorim i tillë nuk është në rregull në aspektin gramatikor.

Botuesit e fjalorit e kanë dhënë një sqarim në internet lidhur me këtë vendim. “Ky përemër është përdorur si përemër i numrit njëjës që nga fundi i shekullit XIV. Zhvillimi i numrit njëjës të këtij përemri përputhet me zhvillimin e njëjësit të përemrit “you” (ti) nga shumësi i përemrit “you” (ju). Pavarësisht çfarë thonë kritikuesit, përemri “they” përdoret për numrin njëjës në biseda të zakonshme dhe shpesh në shkrimet zyrtare”, thuhet në sqarimin e botuesit.

Fjalori “Merriam Webster” nuk është i vetëm në këtë qëndrim. Shumë gjuhëtarë po e përkrahin përdorimin e përemrit “they” në numrin njëjës. Shoqata e Dialektit Amerikan e kishte zgjedhur këtë përemër si Fjalën e Vitit më 2015, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

TAGS