Alsat 2020-01-27T16:23:27+01:00
Fyerjet e rënda që Katica Janeva i tha në sallën e gjyqit, e kanë pezulluar atë nga gjykimi për rastin Reket. Dëshmoi prokurorja Lile Stefanova. Janeva e provokuar reagoi nga banka e të pandehurës ndaj ish-koleges së saj. Ishte vulgare dhe e pahijshme.
Mute, lavire. Ta vozisja macen, prandaj nuk bëj”-tha Katica Janeva, e paditur në Reket.
Kjo sjellje e Katica Janeva ishte rezultat i dëshmisë së Stefanovës, e cila në detaje tregoi, sesi ajo si prokurore në PSP e mori përsipër rastin “Perandoria”. Të gjitha dokumentet me të cilët të dyshuarit u liruan nga paraburgimi, janë nënshkruar personalisht nga Janeva. Stefanova sqaroi se kur ata morën një urdhër për bastisje shtëpisë së Orce Kamçevit, ai tashmë e kishte ditur atë. Në orën gjashtë të mëngjesit, hetuesit e PSP-së kanë shkuar tek ai. Ai i kishte pritur i veshur mirë, së bashku me gruan e tij dhe Zoran Kiçeecin. Nuk ka pasur dokumente. Kasaforta ka qenë boshe dhe celularët të ndërruar. Stefanova zbuloi edhe një detaj tjetër, i panjohur për publikun. Gjatë bastisjes të PSP -së në kompanitë e Kamçevit, Mihajlo dhe Filimena Manevi ishin të pranishëm gjatë gjithë kohës. Stefanova gjithashtu tregoi për një takim midis saj dhe Kamçevit në PSP, i cili u soll atje nga paraburgimi. I ka dhënë një dokument që përmbante një mesazh, nga Natasha Savova se ajo ishte duke punuar për rrethana lehtësuese, në rastin “Perandoria” për Kamçevin dhe Mijalkovin. Stefanova e ka përmendur gjithashtu gjykatësen Dobrila Kacarska, e cila kishte intervenuar përmes një kolegu për rastin, dhe Kacarska ka qenë e pranishme në gjykatë, kur u vendos Kamçev të shkojë në paraburgim.
Fatkeqësisht, u tregua edhe një herë se, nëse jeni një person me fuqi politike, sociale ose ekonomike, ajo gjen mënyrë përmes kryerësve të funksioneve në sistemin gjyqësor, për ta lehtësuar pozicionin e tij në procedurën penale dhe të negociojë dhe dakordojë që t’i shmanget përgjegjësisë penale”-pohoi Lile Stefanova, dëshmitare në Reket.
Stefanova tha se Janeva nuk i ka intervenuar në menaxhimin e hetimeve. Në dhjetor, ajo në kolegjium ka njoftuar se nga paraburgimi në arrest shtëpiak do të shkojnë Mijalkov, Kamçev, Janakieski, dhe si rezultat i kësaj do të merrnin mbështetje për ligjin e PSP-së. Në prill, Janeva ka kërkuar që të kthehet pasaporta te Kamçevi dhe ka porositur të mbyllet Perandoria, vetëm me pagesën e dëmit të bërë ndaj buxhetit përmes pastrimit të parave, por jo edhe me dënime me burg. Stefanova tha se hetimi i Perandorisë është gjallë, presione nga politikanët dhe biznesmenët nuk ka.
Emisarët nuk më telefonojnë. ‘Perandoria ‘ këto ditë po merr shpejtësi dhe jam e bindur se do të ketë edhe më shumë efikasitet dhe shpejtësi”-tha Lile Stefanova, dëshmitare në Reket.
Mbrojtja e Janevës është e kënaqur me dëshminë e Stefanovës, që konfirmon se ajo nuk ka vepruar në mënyrë të paligjshme. Ata dënuan sjelljen skandaloze të Janevës dhe sulmin verbal ndaj koleges së saj.
Edhe unë nuk jam dakord me sjelljen e tillë, por mendoj se Katica Janeva është goxha e zemëruar për gjithçka që po i ndodh asaj, për shkak të të gjitha këtyre gjërave që po shtrembërohen, në një pjesë”-theksoi Irena Fërçkovska, avokate.
“Reket” vazhdon edhe nesër. Do të dëshmojë edhe prokurori Burim Rustemi.
Bojan Stojanovski
Loading…