“Fjalët e një dashurie të pakufizuar”/ Zbulohet letra e papublikuar më parë e Princeshë Dianës

“Fjalët e një dashurie të pakufizuar”/ Zbulohet letra e papublikuar më parë e Princeshë Dianës

Ish-shërbëtori i Princeshës së ndjerë Diana, Paul Burrel ka publikuar një letër private të saj. Në letrën në fjalë, ajo shkruante për dashurinë që ka për dy djemtë e saj.





“Unë i dua djemtë dhe shpresoj që farat e mbjella të rriten dhe të sjellin forcën, njohurinë dhe stabilitetin që është i nevojshëm”,– thuhet në një fragment të publikuar.

Publikimi i kësaj letre vjen pikërisht në momentin kur Princ Harry dhe bashkëshotja e tij Meghan Markle kanë larguar nga mbretëria.

Burrell rrëfeu edhe arsyen se përse po e publikonte këtë mesazh pikërisht tani: “Janë fjalët e një dashurie të pakushtëzuar të një nëne dhe janë po aq të rëndësishme sot, sa ishin kur ajo i shkruajti ato mbi 24 vjet më parë”,-theksoi ai

TAGS