Fjalët e parë të Leroy Sane pas zyrtarizimit te Bayern Munichu

Fjalët e parë të Leroy Sane pas zyrtarizimit te Bayern Munichu

Leroy Sane ka thënë fjalët e para pas prezantimit të tij si lojtar i ri i Bayern Munichut.

Sot (e premte) Bavarezët zyrtarizuan transferimin e Sanes nga Manchester City dhe konfirmuar marrëveshjen pesëvjeçare me lojtarin.

Transferimi në Allianz Arena është pritur mirë nga sulmuesi gjerman, i cili mezi pret të stërvit dhe të luajë me Bayernin.

“Bayerni është një klub i shkëlqyeshëm me qëllime të mëdha dhe këto qëllime më përshtaten gjithashtu”, ka thënë fillimisht Sane pas prezantimit.

“Unë jam duke pritur për sfidën e re dhe mezi pres të stërvitem me ekipin”.

“E njoh Hansi Flick nga Kombëtarja U21, kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë atje”.

“Dua të fitoj sa më shumë trofe që është e mundur me Bayernin, dhe Liga e Kampionëve është objektivi kryesor”, përfundoi sulmuesi gjerman.