Flasin estrada: Çfarë ka që nuk shkon me tregun muzikor sipas tyre?

Estrada Shqiptare çdo herë e më shumë zgjerohet me artistë të rinj që i futen muzikës.

Mirëpo publikimi i projekteve të shpeshta, në të shumtën e rasteve po krijon monotoni te publiku, duke bërë që edhe shija e tyre muzikore t1% jetë gjithnjë në luhatje.

Tregut tonë muzikor nuk i mungojnë talentët, pasi disa prej tyre janë afirmuaredhe jashtë vendit, mirëpo prapëseprapë ka mungesa.

Lexo po ashtu:

Për Telegrafin, disa prej artistëve vendorë vendosën të prononcohen duke treguar se çfarë sipas tyre nuk shkon me tregun e muzikës në Kosovë dhe Shqipëri, dhe cilat duhet të jenë synimet për përmirësimin e muzikës këtë vit?

2po2 (Foto: 2po2/Instagram)

Tregut shqiptar i mungon një menaxhment serioz për organizimin e koncerteve, tjerat mendoj se i kemi. Muzika e mirë nuk mungon, artistë të mirë plot, publiku fenomenal! Por prap ka mungesa!

Morena Taraku (Foto: Morena Taraku/Instagram)

Muzikës nuk i mungon asgjë. Vetëm dashuria, respekti dhe sinqeriteti mes artistëve.

Agon Amiga (Foto: Agon Amgia/Instagram)

Më pëlqen se vitet e kaluara kanë sjellë artistë të rinj të talentuar, të cilët i kanë kaluar kufijt shqiptarë. Shpresoj se vazhdon edhe viti 2019 kështu dhe muzika shqoi ta pushtojë botën.

Rina Balaj (Foto: Rina Balaj/Instagram)

Tregut muzikor i mungon ligji për mbrojtjen e të drejtave autoriale i cili nuk funksionon, në praktikë ka mbetur vetëm në letër.

Era Istrefi (Foto: Era Istrefi/Instagram)

Ka shumë talentë të mirë e të bukur. Shpresoj që kanë me e përdorë talentin e tyre sa më shumë për më e dërgu shoqërinë përpara, e jo mbrapa. Urrejtja, anti-feminizmi, e lufta shpresoj të mos dominojë në shoqërinë tonë.

Lyrical Son (Foto: Lyrical Son/Instagram)

Tregut tonë muzikor i mungon muzika, kualiteti dhe disa gjëra tjera. Mirëpo, ne duhet të përkushtohemi që të punojmë sa më shumë, pasi si artistë kemi përgjegjësi për gjeneratat e reja. Duhet të sjellim vlera dhe të reflektojmë te ta për mirë, jo të bëhemi shembull i keq.

Blero (Foto: Blero/Instagram)

Ka mungesa, por që sigurisht gjithnjë ka vend për përmirësime. E rëndësishme është që kemi artistë shumë të talentuar në treg. /Telegrafi/

TAGS