Flasin “Komitat”: Sa të jetë BDI-ja në pushtet, ne nuk dënohemi!

Flasin “Komitat”: Sa të jetë BDI-ja në pushtet, ne nuk dënohemi!

Grupi i “Komitave” nuk është i shqetësuar prej padive që ka paralajmëruar Prokuroria Publike kundër tyre. Ata nuk frikësohen se do të dënohen për ofendimet antishqiptare që i shprehën në sheshin e Shkupit dhe në Gjorçe Petrov, duke theksuar se kanë mbrojtje politike.

“Edhe më herët ne kemi ofenduar shqiptarët. Nuk është hera e parë. Sa ta kemi BDI-në në pushtet askush nuk mund të na dënon. Edhe nëse na dënon, ka kush na i paguan dënimet”, thonë disa anëtarë të grupit.

Ata thonë se me BDI-në kanë bashkëpunim të shkëlqyer që nga ngjarjet e Kalasë në vitin 2013.

“Që atëherë qeveria VMRO-BDI ka paguar edhe disa udhëtime tona nëpër kampionate evropiane. Nuk besoj se BDI-së i pengojnë thirrjet tona antishqiptare. Ashtu shiten para opinionit”, thekson njëri prej “Komitave”, duke refuzuar të tregojë emrin e tij të vërtetë, por na prezantohet me nofkën “Petar Vojvoda”.

Çka i shtyn t’i ofendojnë shqiptarët? Rivaliteti i klubit të tyre me klube shqiptare, apo ndiejnë vërtet urrejtje etnike ndaj shqiptarëve?

“Kush e din. Ndoshta ndonjëherë politikës i konvenojnë skandalet dhe incidentet në ndeshje sportive dhe pas tyre. Nuk dua të flas tani për këtë temë”, thotë “Petar Vojvoda”./Gazeta Lajm