Flet Erion Veliaj, tregon se kur vendosi të martohej me Ajolën

Flet Erion Veliaj, tregon se kur vendosi të martohej me Ajolën

Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj prej vitesh janë një nga çiftet më simpatikë shqiptarë që kanë tërhequr përherë vëmendjen me jetën e tyre private.

Siç dihet muaj më parë ata u bënë për herë të parë prindër të një vogëlushi që e pagëzuan me emrin Kajan.

Mbrëmjen e të shtunës, Erioni ishte i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, ku ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e tij private dhe ndër të tjera ka treguar dhe se kur ka kuptuar që Ajola është personi i duhur për t’u martuar.

“Nuk e di si është për femrat, por për një mashkull, pyetja sekrete që i bën vetes te koka e vet është: A mund të jetë kjo goca nëna e çunit tim? Nëse përgjigjja është po, është e duhura”.

“Kur i bëra këtë pyetje vetes, thashë: Po, një ditë Ajola mund të jetë mami i çunit tim dhe sot që është prej vërteti më rezulton që kisha të drejtë”, ka thënë Veliaj, citon xing.al.

TAGS