Flet EVN-ja: Ja pse nuk ka rrymë në Gërçec

Flet EVN-ja: Ja pse nuk ka rrymë në Gërçec
Tash esht Koha

Më poshtë ua sjellim informacionin e plotë të EVN dërguar mediave për mospasje rrymë në Gërçec:

Historia në fshatin Gërçec është e vjetër disa vite dhe përsëritet gjithnjë kur fillon ulja e temperaturave. Një pjesë e banorëve nuk lejojnë të rikonstruohet dhe modernizohet rrjeti distributiv, ilegalisht lidhen në pjesën e rrjetit që është i rikonstruktuar dhe gjatë temperaturave më të ulëta dhe rritjes së konsumit vijojnë defekte.

Ekipet e Elektrodistribucija vazhdimisht dalin në terren ngase atje gjenden rreth 20% e banorëve të cilët rregullisht i paguajnë faturat dhe për ata sigurohet furnizim me energji elektrike. Mirëpo menjëherë pas mënjanimit të defektit ndodh problemi i njejtë, ata që ilegalisht e shfrytëzojnë energjinë elektrike dhe nuk lejojnë të bëhet rikonstruim, shkaktojnë mbingarkesë dhe sërish paraqiten defekte. Këtë rradhë defekti është i karakterit më të rëndë, nuk është më pjesë e rrjetit të tensionit të ulët, por i takon tensionit të mesëm, dhe i njejti sanohet më gjatë dhe më rëndë.

Elektrodistribucija është e hapur për zgjidhje të problemit dhe për biseda me konsumatorët, me qëllim që të rinovohet rrjeti distributiv dhe të vendoset rend në furnizim, me çka do të mënjanohen defektet.“

Tash esht Koha