Flet Ronaldo pasi u lëndua në ndeshjen kundër Serbisë

Flet Ronaldo pasi u lëndua në ndeshjen kundër Serbisë

Ylli portugez insiston se është i qetë, përkundër që pësoi lëndim në barazimin e së hënës kundër Serbisë.

Cristiano Ronaldo i ka qetësuar tifozët e Juventusit, duke thënë se ata nuk duhet të frikësohen për lëndimin që e pësoi portugezi në ndeshjen kundër Serbisë, e cila përfundoi me rezultat 1:1, transmeton Gazeta Express.

Portugalia e priti Serbinë në Lisbonë për ndeshjet kualifikuese në EURO 2020, pasi kishin barazuar pa gola në ndeshjen e parë të grupit, kundër Ukrainës.

Mirëpo, dita u përkeqësua për Ronaldon, i cili u lëndua qysh në minutën e 31-të, për shkak të një problemi muskulor, dhe u detyrua ta lë ndeshjen menjëherë.

Megjithatë, përkundër që u largua nga ndeshja në minutën e 31-të, Ronaldo insiston se problemi i tij nuk është serioz dhe nuk është i shqetësuar për ndeshjet e radhës të Juventusit.

“Nuk jam i shqetësuar sepse e njoh trupin tim në mënyrë të përsosur”, ka thënë Ronaldo pas barazimit të mbrëmshëm me Portugalinë.

“Gjëra të tilla ndodhin, kështu e ka futbolli. Kushdo që del në fushë, rrezikon. Jam i qetë sepse e di se do të kthehem plotësisht brenda një apo dy javë pa asnjë problem”.

Ky vlerësim i Ronaldos është lajm i mirë për Juventusit, të cilët do të përballen së shpejti me Ajaxin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, kundër Ajaxit. /Gazeta Express/

TAGS