Tomor Morina tashmë edhe zyrtarisht është liruar nga paraburgimi në burgun e Shutkës.
Morina, siç deklaroi shoku i tij Bujar Xërca, po shoqërohet deri në pikën kufitare nga vetura të Ambasadës së Kosovës.
Ai falënderoi institucionet e të dy shteteve si dhe punonjësit e burgut, si dhe theksoi se Morina është në gjendje të mirë.
“Tomorin veç e morëm, drejtwsia fitoi, falënderojmë institucionet tona dhe institucionet maqedonase. Shëndeti i Morinës është shumë mirë, nuk ka më mirë. Falënderojmë drejtorin Esatin si dhe Sadushin, dhe të gjithë njerëzit që e kanë trajtuar më së miri. Arrestimi i Morinës ishte diçka e padrejtë. Shteti maqedonas nuk është mirë ta dëgjojë Serbinë. Serbia ka vdekur, njeriun e vdekur nuk duhet ta dëgjojmë. Nuk duhet të ketë Serbia kaq ndikim. Sa më perëndimorë të jetë Maqedonia, Kosova aq më mirë”, tha Bujar Xërca pwr Alsat M.
Ndryshe, Gjykata Supreme vulosi vendimin e Këshillit penal, ku thuhej se nuk ka bazë për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Tomor Morina në Serbi. Sipas tyre, ekstradimi i Morinës në Serbi është i pamundur, pasi që ai dyshohet për vepra të kryera në Kosovë, shtetësinë e të cilit shtet edhe e posedon personi në fjalë.