Alsat 2019-04-08T15:49:19+02:00
Stevo Pendarovski si kandidat i përbashkët qeveritar për president, në fletëvotim do të garoj me logon të LSDM-së. Gordana Siljanovska do të garojë me logon e VMRO-DPMNE-së, ndërsa Blerim Reka do të garoj me logon e tij, ku të bashkangjitura do të jenë edhe logot e Aleancës për Shqiptarët dhe të Lëvizjes Besa, të dy partitë që e përkrahin.
Kandidati Blerim Reka ka logon e tij, ai është një simbol dhe logot e dy partive politike me të cilat ka marr pëlqim për t’i përdorur, pra logon e Aleancës për Shqiptarët dhe të Lëvizjes Besa. Kandidatja Gordana Siljanovska ka dorëzuar pëlqimin se mund ta shfrytëzojë logon e VMRO-DPMNE-së ndërsa kandidati Stevo Pendarovski ka dorëzuar pëlqimin për shfrytëzimin e logos së LSDM-së”- deklaroi Oliver Derkovski – Kryetar i KSHZ-së.
Nga BDI-ja, thonë se me rëndësi është fakti se kandidatura e Pendarovskit paraqet realizim të konceptit të konsensualitetit, duke mos dashur të përgjigjen konkretisht në pyetjen se pse kandidati i përbashkët në fletëvotim paraqitet vetëm me logo të LSDM-së.
Stevo Pendarovski është kandidat i përbashkët konsensual i 4 partive politike shqiptare dhe 27 partive te komuniteteve tjera, njëkohësisht i mbështetur edhe nga shumë organizata të shoqërisë civile. Kandidatura e tij paraqet realizim te konceptit tonë te konsensualitetit te cilin e kërkuan shqiptaret ne mënyre plebishitare ne vitin 2014- deklaroi Bashkimi Demokratik për Integrim.
Edhe partia e Menduh Thaçit nuk komenton logon e Pendarovskit. Pavarësisht se në fletëvotim do të qëndrojë flamuri i LSDM-së, nga Alternativa e Gashit e cila gjithashtu e mbështet Pendarovskin, insistojnë se ky i fundit është kandidat i përbashkët.
Është çështje juridike që në fletëvotim duhet të dalë me logon e një partie, sepse nuk ka ndonjë koalicion që të shkojë në emër të koalicionit. Ne vetëm e mbështesim një kandidat të përbashkët. Në këtë rast partia më e madhe që e mbështet është LSDM-ja dhe emri i tij del në listë me logon e kësaj partie. Por, kjo nuk e luhat faktin se ai është kandidat i të gjithëve dhe i propozuar njëherazi nga të gjithë- thanë nga Alternativa.
Komisioni Shtetërorë Zgjedhor njoftoi se më 21 prill nuk do të votohet në 82 vendvotime ku ka më pak se 10 votues. Qytetarët që gravitojnë në këto zona do të thirren për të votuar në qendrën më të afërt të votimit nga vendbanimi i tyre. Tenderin prej 27.9 milion denarësh për botimin e fletëvotimeve e ka fituar një firmë nga Manastiri me emrin Kiro Dandarov.
Besian Leka
Loading…