Flora Brovina tregon se ku e mori fotografinë: Ndihem e tradhtuar

Flora Brovina tregon se ku e mori fotografinë: Ndihem e tradhtuar

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina pas intervistimit nga ana e policisë për fotografinë që publikoi dje ku shihej një grua duke u dhunuar nga tre ushtarë, ka pranuar se ajo fotografi nuk ka qenë e realizuar gjatë luftës në Kosovë.

Lexo po ashtu:

Brovina para mediave u kërkoj falje të gjithë opinionit për shqetësimin që ua solli gjatë ditës së djeshme me publikimin e asaj fotografie.

Ajo më tej tregoi se edhe nga kush e pranoi fotografinë të cilën e bëri publike dje në seancën e Kuvendit të Kosovës për Tribunalin për krimet serbe.

“E kam marrë nga një asociacion, pra këshilli i drejtave të njeriut. Një aktivist ma ka dorëzua dokumentin në zarf dhe e dokumentonte se mund ta përdori dhe se personi është gjallë, dëshmitare ka qenë edhe nënkryetarja e komisionit për personat e zhdukur. Unë kurrë s’kam menduar se dikush mund të më sjellë dokumente që nuk janë të verifikuara dhe të sakta. Shumica e dhunimeve në Kosovë kanë pasur situata të ngjashme, prandaj nuk kam besuar që ky dokument nuk është i saktë” u shpreh Brovina.

Lexo po ashtu:

Ajo theksoi se personi që ia kishte dorëzuar këtë fotografi, që emrin tha nuk ia mbanë mend i kishte thënë se ngjarja ka ndodhur diku në Dukagjin.

E pyetur se a është e gatshme që të japë dorëheqje në rast se i kërkohet, Brovina ka potencuar se është e gatshme për çdo gjë.

“Jam në disponim për çdo gjë, sepse për mbi mua është shteti im, liria e shtetit tim dhe e vërteta e tragjedisë së Kosovës, unë jam person i parëndësishëm”, tha Brovina.

Deputetja tutje shtoi se ajo nga policia sot është intervistuar në cilësinë e dëshmitares. /Telegrafi/

TAGS