Florent Beqiri: Është njëjtë sikur mi gjuajt 5000 euro në lumin Ibër

Florent Beqiri: Është njëjtë sikur mi gjuajt 5000 euro në lumin Ibër

Ish hendbollisti i mirënjohur, Florent Beqiri, aktualisht trajner, ka komentuar shkrimin në gazetën Kombëtare “Bota sot”, me titull:

Istogu nuk merr pjesë në garat evropiane. 

“Për momentin të gjitha klubet përveç Besës edhe atë vetëm në rast se e ka fatin me e u taku me ndonjë klub të nivelit të tyre.
Përndryshe me u taku tash në këtë situatë jo të mirë kur klubet tona janë me të vërtet shumë shumë larg me kualitet në krahasim me klubet tjera, është njëjtë sikur mi gjuajt 5000 euro në lumin Ibër”, komenton Beqiri. 

Florent Beqiri kaq qenë prej lojtarëve më të mirë që ka pasur Kosova dhe ka luajtur edhe në rangun federativ në vitet e 80-ta.