Flori Lloga: Ka kaluar koha e kasetave, sot publiku të voton me klikime

Flori Lloga: Ka kaluar koha e kasetave, sot publiku të voton me klikime

Jeta e këngëtarit në SHBA, mes restorantit dhe muzikës



Krahas muzikës së pastër shqipe që kultivon, Flori Lloga është dhe një biznesmen shumë i suksesshëm atje në fushën e gastronomisë dhe patundshmërisë. Këngëtari i hitit ‘Loti i verbër’ vjen në një bisedë ku tregon në detaje jetën e tij në SHBA.

Vendi që zë muzika në jetën tënde?

Edhe pse jeta ime këtu në SHBA është shumë aktive në secilin rast të ditës. Por kur bëhet fjalë për karrierën time të muzikës gjithmonë do gjejë kohën e duhur të shkruaj për botën time të artit dhe jetën time, sepse muzika gjithmonë zë vendin e parë për mua, e kam pasion dhe e dua.

Zgjohesh me këngë në mëngjes?

Mëngjesi im është kafeja në shtrat, kurse ekspresin e pi sa hap dyert e lokalit bashkë me punonjësit e mi duke bërë planet e ditës. Zakonisht merrem me vajzën time Elizën duke i ndenjur në koke me mësime të pianos, kam dëshirë që vajza ime të bëhet artiste më e madhe se babai vet, sepse shikoj një talent të paparë tek ajo, me një zë shumë brilant, por patjetër që duhet punuar me të.

Je duke punuar paralelisht për këngë të reja. Mund të dimë më shumë detaje rreth tyre?

Të kthehemi prapë tek muzika, këngë të reja po punoj dhe do i lançoj shumë shpejtë sidomos gjatë verës, kështu të njëjtën kohë shpresojmë të kalojmë dhe pushimet e verës në vendlindje. Unë e kam si shprehi sa zbres në Rinas stopin e parë e bëj në studio, papritmas me shumë pasion duke filluar planet e mia të reja të këngëve, me zbulime të bukura. Për fat të keq pa mbaruar projektet e këngëve, prindërit dhe familjarët e mi në Strugë i takoj pas disa ditësh. Kështu ndihem i kompletuar me anën e artit dhe kam më pak siklet, sepse mendoj që kam vënë gjërat në vijë dhe kënaqem edhe me pushimet e mia në vendlindje.

Jemi në fillimet në muzikë, si kanë qenë për ty duke e ditur që ke kultivuar muzikën e pastër shqiptare?

Janë bërë shumë vite që merrem me muzikën, gjithmonë mundohem të bëj gjëra të pastra dhe të bukura që tingëllojnë shqip. Publiku voton me like, komente, shikime, pavarësisht bota e muzikës ose industria kanë ndryshuar nuk jemi me cd apo kaseta tani jemi në botën e internetit. Publikut ju ka lënë një pikë kënga që unë kam bë bashkë me vëllain Argjendin “Loti verbër” dhe do ngel dhe shumë të tjera këngë. Kjo më bëri të risjell prap këtë këngë në remix me një moderim të kohës së tanishme dhe shpresojmë që të pëlqehet nga publiku.

Në shtëpi krahas ndjenjës komode, çfarë bën?

Si profesion tjetër merrem me restorante ku janë të punësuar gati 50 punëtorë dhe merrem me biznese të tjera blerje pronash, me qira dhe toka të ndryshme, jam tip që sa mbaroj një projekt hidhem tek tjetri, nuk rri dot pa lëvizur dhe kjo më bën të lumtur gjithmonë. Muzika nuk është plani im i të ardhurave personale, por është pasion imi, jetoj me të dhe zgjohem me të.

Pasi i vendosni kyçin derën, lini jashtë saj edhe çështjet e problematikave në punë apo i merrni me vete?

Nuk e diskutoj, si secila familje kemi probleme të vogla familjare por janë gjëra të zakonshme si tek të gjithë, falë Zotit larg nga problemet dhe sëmundjet shyqyr deri tani jemi shumë mirë.

Çfarë të tërheq më shumë në këndin e gatimit? Receta e preferuar?

Pasioni kuzhinës, nuk e diskutoj që unë e kam pasion, sepse jam në këtë fushë gati 30 vite me këtë biznes. Por në këtë anë jeni keq të informuar, mua nuk më bien rasti të gatuaj ndonjëherë, sepse kam stafin e madh që punojnë për mua nga kuzhinier, bartender, kamerier dhe menaxher, por sigurisht që kam kontrollin tim tek të gjitha.

Cili është vendi më i bukur në botë për ty? Hera e fundit kur ke qenë në pushime?

Nga ana e pushimeve kam qenë në shumë vende të ndryshme dhe kam vizituar shumë ishuj të ndryshëm brenda gjithë këtyre viteve dhe pa diskutim që do vazhdoj me pushime me raste. Por pa diskutim vendi më i ëmbël dhe më i bukur për mua ka qenë dhe do ngelet Shqipëria.

I keni qejf fëmijët, doni një familje të madhe? Çfarë leksioni të kanë dhënë prindërit?

Fëmijët i dua, sepse janë engjëj, sidomos prindërit janë leksion për ne. Ku gjendem sot në jetë është edukata e tyre që më kanë dhënë dhe merita e prindërve. Fryma dhe virtyti tyre na bën të qeshim dhe të jemi të lumtur. Aty kam zgjedhur të ndërtoj vilën e ëndrrave të mia që shpenzoj kohën e lirë me dashamirët e mi. Vendi im i preferuar aty ku goja flet shqip, aty ku shkel këmba e mban erën shqiptari.

Projektet që ju presin?

Projektet që më presin janë shumë të mëdha madje ishte kompozitori im personal që merret me këngët e mia dhe manaxhimet, Marenglen Boja me një nga studiot më të mëdha në Ballkan dhe në Tiranë dhe këtë do ia lejmë kohës për këngët dhe projektet tona të radhës. Kohën e lirë sidomos, kur shtrihem në shtrat, kam dëshirë të lexoj histori dhe telenovela të ndryshme derisa më mbyllen sytë përgjumësh. Shumicën e kohës sa futem në derë futem në dhomën e studios dhe praktikoj këngë të ndryshme në organo duke ushtruar dhe zërin dhe kështu harrojmë gjithë atë ditë të ngarkuar dhe çlodh trurin me muzikë deri natën vonë.

Habit aktorja e humorit: COVID-19 është një mashtrim që të bëjmë vaksinën

Programi “Historia ime”, në ‘Tv Klan’ solli ditën e sotme intervistën me aktoren e njohur të humorit, Delinda Disha. Në lidhje me koronavirusin, aktorja u shpreh se është mjaft skeptike dhe ideja e saj është që bëhet fjalë për një mashtrim, që njerëzit të bëjnë vaksinën. “Duke qenë se unë e kam thënë dhe më përpara, ne kemi punuar në kushte shumë të vështira, kur ishte në kulmin e tij virusi nëpër këmbë dhe fatmirësisht nuk na ndodhi asnjë gjë. Jo vetëm stafit, por asnjërit! Por edhe për sa i përket familjarëve tanë, sepse sigurisht lëvizja, ardhja në punë, kontakti që kishim me familjarët, me njerëzit e afërm dhe mendoj që është thjesht një grip i zakonshëm sezonal, siç ndodh çdo periudhë mars- prill. Fillojnë dhe alergjitë që mund të kenë njerëzit që janë asmatikë, që kanë probleme me frymëmarrjen. Edhe jam e idesë, që e gjitha është një mashtrim dhe është përfundimi që ne të bëjmë vaksinën”,-u shpreh aktorja.

TAGS