Flori Mumajesi nis romancën me ish-missin e njohur? Ja fotot që ngritën dyshimet

Flori Mumajesi nis romancën me ish-missin e njohur? Ja fotot që ngritën dyshimet

Kantautori Flori Mumajesi ishte një ndër artistët e ftuar mbrëmjen e djeshme në ditëlindjen e këngëtares Arilena Ara. Mirëpo, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithve ishte një vajzë simpatike e cila qëndronte krah kantautorit.



Sipas ‘Iconstyle’, vajza bionde në foto është ish-Miss Shqipëria, Arnita Beqiraj. Vetë Flori nuk ka zbuluar identitetin e vajzës, duke e quajtur si ‘flutura’ në postimet në rrjetet sociale, por në publik njihet edhe si drejtore e një sërë programacioneve të TV Klan, nga “Miss & Mister Albania” X Factor” te “Your Face Sounds Familiar”, “Dance Ëith Me” apo “Në kurthin e Peter Pan”.

Ish-Missi Beqiraj dhe këngëtari Mumajesi nuk kanë pranuar publikisht se janë në një lidhje. Ndërkohë, më një ‘search’ në rrjetet sociale vihet re se Flori e ndjek Arnitën në Instagram, ndërsa kjo e fundit, jo. Ndonëse, kjo është një detaj i qëllimshëm.

TAGS