Florian Binaj rezulton me Koronavirus, testohet i gjithë stafi i ‘Portokallisë’

Florian Binaj rezulton me Koronavirus, testohet i gjithë stafi i ‘Portokallisë’

Aktori i njohur i emisionit humoristik ‘Portokalli’ ka rezultuar i infektuar me koronavirus. Ndërkohë mësohet se i gjithë stafi dhe punonjësit e spektaklit humoristik janë testuar.



Përgjigja e tamponëve të tyre pritet të dalë nesër. Kujtojmë se Binaj para një jave ka qenë në jug të Shqipërisë, ku ka zhvilluar ‘Rafting’ në lumin e Vjosës në Tepelenë, ka vizituar Përmetin e fshatra të tjerë turistikë, nën shoqërinë e shumë njerëzve të tjerë.

Duhet thënë se aktori i njohur nuk ka reaguar në lidhje me këtë lajm, për ta konfirmuar apo përgënjeshtruar. Sakaq, 66 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ndërkohë te spitali Infektiv ka humbur jetën një 67-vjeçar nga Shkodra, duke e çuar në 39 numrin e viktimave nga koronavirusi në vendin tonë.

TAGS