Floriana Garo flet për mëmësinë: Përpiqem të jem një nënë e mirë, ja kujt i ngjajnë fëmijët

Floriana Garo flet për mëmësinë: Përpiqem të jem një nënë e mirë, ja kujt i ngjajnë fëmijët

Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar Floriana Garo ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv ku foli për mënyrën se si po i kalon ditët e saja në karantinë.





Siç dhe e dimë tashmë  Floriana është nënë e dy fëmijëve: Një vajze të quajtur Adia, lindur në mars të 2018 dhe të një djali të quajtur Priam, lindur dhjetorin e vitit që lamë pas për të cilët u shpreh se kalon aq kohë sa mundet për shkak të angazhimeve të saja.

‘Nuk po them që jam mamaja perfekte.Megjithatë mundohem të bëjë më të mirën, të kaloj aq kohë sa mundem me fëmijët e mi duke ju mësuar gjëra të reja, duke qënë një model i mirë për ta pasi kjo është detyra e çdo prindëri që të bëhet një model i mirë për fëmijët e vet. Ndërkohë që shikoj se sa shpejt ato rriten sa shpjet kalon koha, sa shumë ndryshojnë me kalimin e ditëve, njëherë më ngjajnë mua njëherë nuk më ngjajnë mua, njëherë tim shoqit është shumë interesante . Sigurisht kaloj gjithë kohë e lirë me ta gjithashtu kam dhe ndihmë në shtëpi për tu kujdesur gjë që më lehteson shumë, kështu që pjesën tjetër të ditës jam me angazhimet e mia. Gjatë kësaj kohe të Covid -19 unë banoj shumë afër zyrave tona kështu që shkoj dhe vij mbaroj punët dhe kthehem këtu i jap qumësht djalit, merrem me vajzën shkoj prapë punë. Besoj se Covid -19 ka shërbyer për mirë pasi na ka mbledhur në këto dy destinacione’ u shpreh Garo.

Ndërsa përsa i përket masave të marra nga qeveria zviceriane Garo u shpreh: ‘Në fillim mua më erdhi si suprizë si gjithë të tjerët pasi askush nuk e kishte menduar që situata do të vinte në këtë pikë ku bota vendosi të mbyllej dhe të gjitha planete njerëzve të ktheheshin krejtësisht në të kundërt. Por e mora me një lloj pozitiviteti dhe ajo që ka ndikuar më shumë them se këtu gjërat nuk kanë qënë alarmante, qeveria nuk ka qënë alarmante, mediat nuk janë alarmante sigurisht njërëzit infektohen ka dhe viktima por nuk bëhet alarmante kjo gjë’.

TAGS