Florin Besimi: Faleminderit që na dhatë fuqinë për t’i shtyrë kufijtë e suksesit

Florin Besimi: Faleminderit që na dhatë fuqinë për t’i shtyrë kufijtë e suksesit

Deputeti i sapo zgjedhur i BDI-së, doc.dr. Florin Besimi, ka falënderuar qytetarë për çdo hap që kanë bërë deri te kutia e votimit, duke theksuar se kemi edhe shumë rrugë për të bërë.

Doc.Dr. Florin Besimi ka cekur se besimi i qytetarëve, është arritja më e madhe për BDI-në dhe deputetët e zgjedhur.

Ja postimi i plotë:

Falemnderit që na besuat e që po na bëni përherë e më të fortë. Kemi edhe shumë rrugë për të bërë. E ardhmja do përkushtim, një ëndërr të madhe dhe guxim që t’i shkosh deri në fund asaj. Ju na e dhatë fuqinë për t’i shtyrë më tej kufijtë e suksesit. Falemnderit për çdo hap që keni hedhur deri te kutia e zgjedhjes! Falemnderit për çdo fjalë, për çdo ndjenjë që na e keni dhuruar. Besimi juaj i vazhdueshëm është arritja më e madhe për ne!