“Florjan Binaj ka infektuar me COVID-19 qytetin e Përmetit”, reagon aktori: Kjo është një lojë e shpifur

“Florjan Binaj ka infektuar me COVID-19 qytetin e Përmetit”, reagon aktori: Kjo është një lojë e shpifur
Tash esht Koha

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj rezultoi pozitiv me COVID-19 dy ditë më parë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, aktori tregoi se edhe pse ka rezultuar pozitiv nuk ka shfaqur simptoma të virusit.



Së fundmi, aktori ka reaguar përmes një postimi tjetër në rrjetet sociale për lajmet e publikuara në media përsa i përket rastit të parë me koronavirus në Përmet, i cili supozohet të jetë kontakt i Binaj.

Aktori thekson se atje ka shkuar më datë 7  qershor, dhe se nuk ka qenë në asnjë party e s’ka takuar asnjë person që nuk njeh. Binaj shkruan se ‘Report Tv’ dhe ata që kanë sajuar këtë lajm do përballen në gjykatë me të.

Tash esht Koha
TAGS