‘Flota e UFO-ve’ filmohet duke ndjekur aeroplanin, përpara se udhëtarët të urdhërohen të ‘ndalojnë xhirimet’ (Video)

‘Flota e UFO-ve’ filmohet duke ndjekur aeroplanin, përpara se udhëtarët të urdhërohen të ‘ndalojnë xhirimet’ (Video)

Në një video të publikuar nga mediat e huaja thuhet se shihet momenti kur një disa turistë mbetën të habitur dhe të hutuar pasi disa jashtëtokësorë dukej se po ndiqnin aeroplanin e tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të marra nga një aeroplan, nga jashtë së cilit shihen diçka që ndriçonte poshtë aeroplanit.

Ata duket se po lëvizin në të njëjtin drejtim si aeroplani, ndërsa ky i fundit po kalonte mbi Tajvan.

Një dëshmitar ka thënë se bëhet fjalë për jashtëtokësorë, gjë që ka nxitur kureshtjen e shumë njerëzve, dhe organizatave që merren me hulumtimin e tyre.

Ai tha: “Kam parë tetë deri në dhjetë jashtëtokësorë që fluturojnë”.

“Isha në aeroplanin e Eva Airlines nga Vancouver, Kanada, në Taipei, Taiwan”.

“Tridhjetë minuta para uljes, pashë një dritë të ndritshme që fluturoi poshtë”, ka thënë ai, duke shtuar se ndërkohë i ishte ndaluar regjistrimi.

Edhe pse incidenti thuhet se ka ndodhur në 2014, pamjet kanë rifituar popullaritet së fundmi, pasi shikuesit kanë filluar të flasin shumë për to. /Telegrafi/