Fluks i lartë turistësh, policia e Kosovës dhe e Shqipërisë me shërbim të përforcuar

Fluks i lartë turistësh, policia e Kosovës dhe e Shqipërisë me shërbim të përforcuar

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë vazhdojnë patrullimet e përbashkëta në shërbim për ruajtjen e parametrave rrugore gjatë sezonit turistik.

Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë për pushuesit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe kryesisht në qytetin e Lezhës ku është dhe fluksi me i madh i pushuesve që vijnë nga Kosova.

“Jam Xhoana, prej 3 vitesh punonjëse e Policisë Rrugore në Lezhë, së bashku me kolegun tim Mehmetin, punonjës i Policisë së Kosovës jemi në shërbim për ruajtjen e parametrave të sigurisë rrugore, veçanërisht gjatë sezonit turistik”, shprehet punonjësja e policisë.

Të dy policitë apelojnë për qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë duke vënë në dispozicion numrin e emergjencës.

“Fluksi është mjaft i lartë, por me shërbim të përforcuar, po ja dalim të menaxhojmë trafikun dhe ngarkesën. Duke ju uruar pushime të mbara, për çdo shqetësim e problem, në 112”, shprehet Policia e Shtetit .

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nisur patrullimet e përbashkëta që në fillim të sezonit turistik dhe do të vazhdojnë deri në mbyllje të sezonit.

Ceremonia simbolike e patrullimeve të përbashkëta mes dy vendeve kanë filluar në pikën kufitare mes dy shteteve, në Vërmicë.

Me këtë rast, drejtorët e policisë rrugore të të dyja shteteve, ai nga Kosova nënkoloneli, Sabedin Mehmeti dhe ai nga Shqipëria, Mitat Tola kanë thënë se këto patrullime që janë rezultat i suksesit të tre viteve paraprake sipas memorandumit të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe Policisë shqiptare ka nisur 7 vite më parë dhe do të përfundojmë më 31 gusht. /Atsh

TAGS