FMN: Politika monetare dhe sistemi bankar janë në gjendje stabile

FMN: Politika monetare dhe sistemi bankar janë në gjendje stabile

Politika monetare është adekuate, ndërsa sistemi bankar është i shëndoshë, është konfirmuar në Raportin për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2019, që e publikoi Bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Shpallja, siç sqarojnë në kumtesë nga Banka Popullore, në këtë raport është rrumbullaksimi final i vlerësimeve nga kontrolli vjetor i regullt i ekonomisë së Maqedonisë të zbatuar në nëntor të vitit të kaluar, sipas nenit 4 të Statutit të FMN-së.

FMN shënon se Banka Popullore në mënyrë adekuate i ka shfrytëzuar kushtet e volitshme për rritje të rezervave devizore, me ç’rast duke e mbajtur politikën monetare të liruar, përmes zvogëlimit të mëtutjeshëm të shkallës bazë të interesit. Si faktorë kyç që kontribuojnë për lirim të politikës monetare janë inflacioni i ulët i ndarë, rritja solide e depozitave dhe lëvizja e volitshme e tregut devizor.

Sistemi bankar, sipas vlerësimeve të FMN-së, është i shëndoshë, mirë i kapitalizuar dhe likuid. Rritja kredituese është solide, ndërsa plasmanet jofunksionale edhe më tutje janë në nivel relativisht të ulët. Në Raport është theksuar edhe se ndërmarrja e hapave për rritje të mëtutjeshme të denarizimit të depozitave, së bashku me masat e menduara me kujdes për zvogëlim të kreditimit devizor të amvisërive, përdeisa është e nevojshme, do të kontribuojë për përforcim të mëtutjeshëm të rrezistencës së sistemit tonë financiar.

FMN thekson se përforcimi plotësues i korrnizës për stabilitetin financiar edhe më tutje është prioritet. Megjithatë është nxjerrë vlerësimi pozitiv për vazhdim të aktivitetit për përforcim të korrnizës supervizore dhe rregullatore, të ndërmarra në pajtim me Programin për vlerësim detajor të sektorin financiar (FSAP) e cila ishte zbatuar në vitin 2018. Siç përfundon FMN, njëkohësisht përgatitet edhe regullore me të cilën do të përforcohet mandati makroprudencial i Bankës Popullore dhe do të mundësohet konfirmim më i mirë i rreziqeve sistematike në sistemin bankar./