Forma e dobët, Chelsea detyrohet ta transferojë lojtarin e Milanit

Rezultatet e dobëta dhe mbetja eventuale jashtë Ligës së Kampionëve edhe për një sezon, kanë detyruar Chelsea që të hartojë plane afatgjate për afrimin e lojtarëve.

‘Blues’ po kalojnë momentet më të këqija të këtij sezoni, ku në fundjavë kanë pësuar 6:0 nga Manchester City në ‘Etihad Stadium’.

‘Calciomercato’ shkruan se Chelsea janë të vendosur të hynë në garë për të nënshkruar me yllin e Milan, Franck Kessie, përcjell ‘lajmi.net’.

Kessie ka mundësi të mëdha të ndërrojë skuadër në fund të sezonit, ku po kërkohet edhe nga PSG.

Chelsea po mendon që në ofertën për Kessie ta përfshijë edhe Tiemoue Bakayoko, mesfushori francez që aktualisht është i huazuar te Milan./Lajmi.net/