Formacionet startuese: Milani kërkon suksesin e radhës ndaj Chievos

Në javën e 27-të në kampionatin italian, Milani luan si mysafir i Chievos në Stadio Marc’Antonio Bentegodi.

Rossonerët mbajnë vendin e tretë në tabelë, me një pikë më shumë se Interi që pozicionohet një vend më poshtë.

Deri në fund të sezonit, Milani do të tentojë të sigurojë një vend në top-katërshe, në mënyrë që në sezonin e ardhshëm të luajë në Ligën e Kampionëve.

Chievo është në vend të fundit në tabelë dhe e ka shumë të vështirë mbijetesën në këtë sezon në Serie A.

Trajnerët Domenico Di Carlo dhe Gennaro Gattuso i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë takim.

Formacioni startues i Chievos: Sorrentino; Depaoli, Bani, Andreolli, Barba; Leris, Hetemaj, Diousse; Giaccherini; Meggiorini, Stepinski.

Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Conti, Musacchio, Romagnoli, Laxalt; Kessie, Biglia, Paqueta; Suso, Piatek, Castillejo.

/Telegrafi/

TAGS