13:49 | 10 Tetor 2019
13:49 | 10 Tetor 2019
Viti 2019 ka qenë mjaft i hidhur për adhuruesit e futbollit.
Emra që do të mbesin gjithmonë në historinë e futbollit i kanë dhënë fund karrierave të tyre si futbollistë.
Lojtarë që kanë shkruar historinë, si Xavi Hernandez, Arjen Robben e Samuel Eto’o kanë varur këpucët e tyre.
Por, këta nuk janë tre të vetmit që kanë bërë këtë gjë, pasi mes tyre ka edhe shumë emra të tjerë të mëdhenj.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell super 11-ën që u pensionua gjatë vitit 2019. Në kohën e tyre më të mirë, do të fitonin gjithçka.
Petr Cech; Patrice Evra, Andrea Barzagli, Juan, Ashley Cole; Arjen Robben, Bastian Schweinsteiger, Xavi Hernandez, Wesley Sneijder; Samuel Eto’o, Fernando Torres
/Lajmi.net/