Formacioni më i mirë në Eredivisie në gjysmën e parë të sezonit 2018/19, nuk mungon Arbër Zeneli

Sezoni 2018/19 në Eredivisie filloi me mjaft konkurrencë, por nuk kaloi shumë dhe PSV e Ajaxi u shkëputën dhe përfunduan gjysmën e parë të sezonit me një diferencë të madhe të pikëve nga skuadrat tjera.

Ajaxi aktualisht është në vend të dytë me dy pikë më pak se PSV Eindhoven dhe dhjetë pikë më shumë se Feynordi në pozitën e tretë.

Interesante është se dy skuadrat e para kanë shënuar (60) dhe pranuar (8) numër të njëjtë të golave.

Në ligën elitare të futbollit holandez ka disa lojtarë shqiptarë, por në formacionin e Squwakas është vetëm Arbër Zeneli i Heerenveenit:

Portier: Andre Onana

Klubi: Ajax

Ndeshje të luajtura (titullar): 17 (17)

Duke parë paraqitjet e mira, ish-portieri i La Masias nuk është çudi nëse e shikojmë një ditë në të ardhmen te klubi nga Camp Nou. Onana arriti të mbajë portën e paprekur në 12 ndeshje, më shumë se çdo portier në Eredivisie këtë sezon.

Ia vlen të përmenden: Jeroen Zoet (PSV), Lars Unnerstall (VVV-Venlo), Marco Bizot (AZ), Kjell Scherpen (FC Emmen).

Mbrojtës i djathtë: Denzel Dumfries

Klubi: PSV Eindhoven

Ndeshje të luajtura (titullar): 17 (17)

Erdhi nga Heherenveeni te PSV për t’u bërë një nga lojtarët më të pa zëvendësuar të trajnerit Mark van Bommel. Pas paraqitjeve të mira ai është ftuar edhe nga Përfaqësuesja e Holandës.

Ia vlen të përmenden: Noussair Mazraoui (Ajax), Sean Klaiber (FC Utrecht), Deyovaisio Zeefuik (FC Groningen), Moreno Rutten (VVV-Venlo).

Qendër mbrojtës: Matthijs de Ligt

Klubi: Ajax

Ndeshjet e luajtura (titullar): 16 (16)

Çfarë të thuhet për Matthijs de Ligt? Kapiten i klubit të zemrës dhe atë pa mbushur 20 vjeç, një titullar te Përfaqësuesja e Holandës dhe i shumëkërkuar nga klubet e mëdha evropiane. Ai është ndihmues i madh i skuadrës edhe në fazën sulmuese, 1.7 gjuajte në portë për 90 minuta, më shumë se çdo qendërmbrojtës në gjysmë sezonin e parë.

Ia vlen të përmenden: Timo Letschert (FC Utrecht), Daniel Schwaab (PSV), Wessel Dammers (Fortuna Sittard).

Qendër mbrojtës: Jeffrey Chabot

Klubi: FC Groningen

Ndeshje të luajtura (titullar): 14 (13)

Foto: FC Groningen English/Twitter

Një nga gjërat e pakta që Groningen mund të krenohet këtë sezon të vështirë. Nëse vazhdon me paraqitje të tilla, më shumë mundësi sezonin e ri do ta fillojë me një skuadër më të madhe.

Ia vlen të përmenden: Daley Blind (Ajax), Jake Clarke-Salter (Vitesse), Nick Viergever (PSV).

Mbrojtës i majtë: Thomas Ouwejan

Klubi: AZ Alkmaar

Ndeshje të luajtura: 17

Me pesë asistime, asnjë mbrojtës nuk ka arritur më shumë asistime se Ouwejan në Eredivisie në 17 ndeshjet e para.

Ia vlen të përmenden: Angelino (PSV), Nicolás Tagliafico (Ajax), Caner Cavlan (FC Emmen), Bart van Hintum (Heracles).

Qendër mesfushor: Jorrit Hendrix

Klubi: PSV Eindhoven

Ndeshje të luajtura (titullar): 17 (17)

Hendrix është duke u treguar vendimtar tek PSV në mbrojtjen e titullit, me 51 ndërhyrje në top asnjë lojtar i PSV-së nuk ka arritur t’i ndal lojtarët kundërshtar më shumë se holandezi.

Ia vlen të përmendet: Lasse Schöne (Ajax).

Mesfushor qendror: Hakim Ziyech

Klubi: Ajax

Ndeshje të luajtura (titullar): 14 (14)

Qëndrimi i tij te klubi nga Amsterdami ishte një nga befasitë më të mëdha.  Ai komandon pothuajse çdo gjë në mesfushë, mesatarisht krijon katër shanse për gol për ndeshje.

Ia vlen të përmenden: Gaston Pereiro (PSV)

Qendër mesfushor: Abdenasser El Khayati

Klubi: ADO Den Haag

Ndeshje të lumtura (titullar): 16 (14)

El Khayati ka shënuar 52 për qind të golave të skuadrës në 17 ndeshje, përqindje më shumë se çdo lojtar.

Ia vlen të përmenden: Frenkie de Jong (Ajax).

Sulmues i djathtë: Steven Berghuis

Klubi: Feyenoord

Ndeshje të luajtura: 17

Nëse ka lojtar që mund të krijojë diçka nga asgjë për skuadrën e Giovanni van Bronckhorst, atëherë është Berghuis. Në gjysmë sezonin e parë ka krijuar 67 shanse për gol.

Ia vlen të përmenden: Hirving Lozano (PSV), Younes Namli (PEC Zwolle).

Sulmues i majtë: Arbër Zeneli

Klubi: Heerenveen

Ndeshje të luajtura (titullar): 16 (16)

Heerenveeni po zhvillon një lojë të bukur dhe për këtë përgjegjësi kryesor është Zeneli. Me tetë asistime në gjysmë sezon, asnjë lojtar nuk ka më shumë asistime se shqiptari në ligë.

Ia vlen të përmenden: Dusan Tadic (Ajax), Steven Bergwijn (PSV).

Sulmues qendror: Luuk de Jong

Klubi: PSV Eindhoven

Ndeshjet e luajtura (titullar): 17 (17)

Mund të ketë hasur në vështirësi në Bundesliga apo Ligën Premier, por ai është një ‘bishë’ në Eredivisie. Me 14 gola në supe, asnjë lojtar nuk ka më shumë se ai.

Ia vlen të përmenden: Sam Lammers (Heerenveen), Fran Sol (Willem II), Mitchell te Vrede (NAC Breda). /Telegrafi/

TAGS