Formacioni më i mirë U-21 udhëhiqet nga De Ligt e Donnarumma

Formacioni më i mirë U-21 udhëhiqet nga De Ligt e Donnarumma
22:45 | 18 Korrik 2019

‘The Sun’ ka publikuar formacionin më të mirë në botën e futbollit, nga kategoria U-21.

Formacioni më i mirë i gjeneratave të reja udhëhiqet nga qendër mbrojtësi i Juventus, Matthijs de Ligt dhe portieri i Milan, Gianluigi Donnarumma.

‘Sun’ ka grumbulluar 11 nga 80 të nominuarit për ‘Golden Boy 2019’, për të formuar 11-ën më të mirë.

Në këtë formacion bëjnë pjesë katër lojtarë nga Serie A, të prirë me Moise Kean në fazën ofensive.

Më i shtrenjti nga formacioni është Joao Felix, i cili këtë verë kaloi tek Atletico Madrid për shumën e 120 milionë eurove. /Lajmi.net/

TAGS