Formula 1/ Anulohet gara, shtyhet nisja e Botërorit 2020

Formula 1/ Anulohet gara, shtyhet nisja e Botërorit 2020

Tani është zyrtare. Botërori 2020 i Formula 1 nuk do të nisë as më 7 qershor me Çmimin e Madh të Azerbajxhanit. Pas shumë spekulimesh, FIA ka zyrtarizuar shtyrjen e kësaj gare në një tjetër datë ende për t’u përcaktuar.





Në këtë mënyrë, mundësia e radhës për të nisur Botërorin e Formula 1 mbetet Çmimi i Madh i Kanadasë, në program më 14 qershor. Por edhe kjo nuk është e sigurtë, pasi do të monitorohet me shumë kujdes situata me Coronavirus. Ky është ndryshimi i tetë në kalendarin e Formula 1, pas shtyrjes së Çmimit të Madh të Australisë, anulimit të garës së Monako dhe shtyrjeve të garave të Bahrein, Kinës, Vietnamit, Spanjës dhe Holandës.

TAGS