Alsat 2019-11-20T15:08:03+01:00
Njeri familjar i cili paraprakisht nuk ka qenë i gjykuar, këto sipas gjykatëses Elena Josifoviq janë rrethanat lehtësuese që kanë ndikuar në vendimin për shqiptimin e burgimit prej një vit e gjysmë për ish kryeshefin e DSK-së, Goran Grujevski. Rrethanë vështirësuese është fakti që ai është në arrati. Në arsyetimin e aktgjykimit gjykatësja theksoi se Grujevski qëllimisht e ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autoritetin e tij mbi të punësuarat në Drejtori të cilat në vitin 2015 i ka urdhëruar t’i asgjësojnë dokumentet nga përgjimi i paligjshëm. Përveç gazetarëve, arsyetimin e aktgjykimit nuk kishte kush ta dëgjonte sepse në sallën e gjyqit nuk ishin të pranishëm as prokurorët e as avokatët. Ky është aktgjykimi i dytë për të arratisurin Grujevski për të njëjtën vepër- falsifikimin e dokumenteve zyrtare, pasi që paraprakisht Gjykata e Apelit e ktheu lëndën “Fortesa 2” në rigjykim. Në këtë rast të gjykuar janë edhe dhjetë punonjës tjetër të DSK-së me dënim me kusht. Grujevski gjendet në arrati në Greqi tashmë nga viti 2017.
ALSAT
Loading…