Foshnja e parë në Tiranë, për vitin 2019 është djalë

Foshnja e parë për vitin 2019 në Tiranë që erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 00:01, është i gjinisë mashkullore.

Mjekët thonë se vogëlushi, që familjarët kanë zgjedhur ta pagëzojnë me emrin Elis, gëzon shëndet të plotë. Doktoreshë Anila Xhani e cila asistoi në ndërhyrjen cezariane, tha se çdo gjë shkoi siç duhet, dhe bebushi Elis peshon 3 kg 150 gr.

Elisi i vogël, ishte dhurata më e bukur për prindërit, Besmir e Emilina Gogu të cilët e pritën këtë vit më të lumtur se kurrë. Nga ky vit ata kanë një tjetër status, atë të të qenurit prind, duke qenë se Elisi i vogël, është fëmija i parë i çiftit Gogu.

I emocionuar, babai i vogulëshit zbuloi edhe kuptimin e emrin të djalit të tij, ndërsa foli edhe për mënyrë se si do të shpenzojë paratë nga ceku i bebes.

“Është fëmija i parë, nuk e prisnim të lindte në sekondat e para e prisnim të lindte në mëngjes. Elis, pavarësisht se ka kuptimin, bir i Zotit, unë do ta thërras Lisi sepse dua të rritet i gjatë dhe i fortë si një lis. Jemi në dijeni për bonusin e bebes, me paratë do të blejmë karrocë ose krevat, janë gjërat e para që i duhet” u shpreh ai. /Bw/Telegrafi/

TAGS