Foshnja gjendet duke qarë pranë trupave të 5 familjarëve të vdekur

Foshnja gjendet duke qarë pranë trupave të 5 familjarëve të vdekur

Një foshnje 1-vjeçare u gjet duke qarë e duke ecur këmbadorazi pranë trupave të 5 familjarëve të vrarë, në rrëzë të një shkëmbi në ishujt Fixhi. Autoritetet u njoftuan nga një person, i cili e kishte gjetur vajzën të ftohtë e të uritur, dhe trupat e familjarëve aty pranë.

Mes pesë viktimave ishin dhe dy fëmijë, dhe autoritetet zbuluan se të pestë kishin pirë një substancë të panjohur. Familjarët e vdekur ishin babai 63-vjeçar, nëna 54 vjeçare, vajza e tyre 34-vjeçare, dhe dy mbesat, fëmijët e vajzës, 11 dhe 8 vjeçe.

Fëmija e tretë, foshnja që u gjet e gjallë, u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia dyshon se vrasësi mund të jetë një person nga Zelanda e Re, i cili hiqet si “mjek magjistar” e që mund t’u ketë dhënë substancën e dyshimtë. Megjithatë, autoritetet e liruan menëjherë pasi e morën në pyetje.Tch