FOTO/ Arbana Osmani në ditët e fundit të shtatzënisë, ja si duket moderatorja e njohur

FOTO/ Arbana Osmani në ditët e fundit të shtatzënisë, ja si duket moderatorja e njohur

Arbana Osmani pritet të bëhet nënë për herë të dytë së shpejti dhe trupi i saj ka pësuar ndryshime gjatë shtatzënisë.



Por për të gjithë ata që janë kureshtarë të shohin se si duket moderatorja në muajin e fundit të shtatzënisë, “Panorama Plus” ju sjell këto foto paparazzi.

Si gjithmonë energjike dhe në shoqërinë e djalit, Jonit, ajo është fotografuar në rrugët kryesore të Tiranës teksa po hipte në makinë. E veshur me një fustan të gjerë, posaçërisht për zonjat shtatzëna, Arbana shihet me barkun e rritur. Ky është fëmija i saj i parë me të dashurin, regjisorin Eduart Grishaj.

Gjatë gjithë muajve të shtatzënisë, ajo ka qenë mjaft aktive me udhëtime të shpeshta dhe video ku eksperimentonte me gatimin, pasionin e saj të madh. Pak javë më parë, përmes një postimi në “Instastory”, moderatorja e njohur tregoi se lindja e bebit të dytë po afron, ndërkohë që ajo dhe partneri Eduart Grishaj janë treguar të hapur këtë periudhë për të rrëfyer planet e tyre të mëdha.

Ndërkohë që pritjes së ëmbël po i vjen fundi, duket se pasi djali të vijë në jetë, Arbana ka plane për ceremoni dasme dhe hapjen e biznesit të saj, që do të jetë një restorant luksoz.

Partneri i saj, Eduart Grishaj, i ftuar në programin “Pushime on Top”, rrëfeu detaje nga jeta e tyre. Regjisori i “Dua të të bëj të lumtur”, ndërsa ka eksploruar me biçikletë vende fantastike të Malësisë së Madhe, i ka treguar moderatorit Flori Gjini shumë sekrete nga jeta e tij personale, duke filluar që nga planet për dasmën, emocionet e para si baba, si dhe për emrin e bebit që do të jetë një emër tipik shqiptar.

“Dasmën nuk e di kur do ta bëjmë, por do ta bëj në Bogë. Arbana është pro gjërave të bukura dhe Boga futet te gjërat e bukura”, tha ai.

Pyetjes, a do ta sillje fëmijën në Bogë, Eduarti iu përgjigj: “Siç më kanë sjellë mua në fshat dhe jam shumë i lidhur me fshatin dhe siç e përmenda, Malësia e Madhe është si Hollivudi”.

Megjithatë, me ardhjen e fëmijës në jetë, një ceremoni dasme VIP dhe hapja e restorantit janë dy projektet e mëdha të çiftit.

Arbana dhe Eduarti e bënë publike lidhjen e tyre vitin e kaluar, gjatë premierës së filmit “Gjyshja”, një produksion për të cilin Arbana ishte krahu i djathtë i partnerit të saj./ Panoramaplus.al

TAGS