Foto/ Ditëlindje në kushte karantine, ja surpriza e Oriola Marashit për partnerin e saj

Foto/ Ditëlindje në kushte karantine, ja surpriza e Oriola Marashit për partnerin e saj

Modelja e njohur Oriola Marashi e cila është në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të fotove apo video-ve provokuese që poston në rrjetet sociale, së fundmi është komentuar për një lidhje me futbollistin kosovar Eros Grezda.





Dyshja e njohur nuk e ka fshehur më faktin se janë bashkë. Futbollisti Grezda ka festuar ditëlindjen ditën e sotme dhe Oriola e ka surprizuar me një tortë të përgatitur nga vetë ajo në kushte shtëpie.

Torta u publikua në ‘Instastory’ nga dyshja, duke lënë të nëkuptohet kështu që ata janë bashkë. Gjithashtu futbollisti publikoi një foto në rrjetin social në fjalë ku shfaqet i veshur sportiv me tuta dhe një palë syze festive, ku bashkangjitur shkruan që Oriola e ka veshur me zor.

TAGS