Foto/ Makina e Aurela Gaçes e dëmtuar, këngëtarja: Sapo më goditi…kaq të papërgjegjshëm nuk kam parë

Foto/ Makina e Aurela Gaçes e dëmtuar, këngëtarja: Sapo më goditi…kaq të papërgjegjshëm nuk kam parë

Këngëtarja Aurela Gaçe e cila është një ndër artistet që njihet për energjitë e saj të pashtershme, por edhe për transparencën me ndjekësit e saj apo fansat ka treguar së fundmi përmes një postimi në ‘Instagram’ se çfarë i ka ndodhur makinës së saj.





Bashkangjitur fotos së postuar, Aurela shkruan me humor se sapo e ka goditur trotuari, ndërsa duket se ka dëmtuar pjesën e përparme të makinës , teksa po e parkonte.

“Sapo me goditi trotuari. Trotuar kaq të papërgjegjshëm nuk kam parë. Po ecja ngadalëëë ngadalëëëë në parkim. Disa çuna bënin me shenjë, stop stop. Jo unë, po prisja te bënte pip pip ai sensori i poshtër. Kam faj unë?. Lum shtëpia që më ka”-shkruan këngëtarja.

TAGS