Foto/ Mjekët italianë shkojnë tek Spitali Infektiv, në krah të kolegëve shqiptarë

Foto/ Mjekët italianë shkojnë tek Spitali Infektiv, në krah të kolegëve shqiptarë

Shtatë mjekë e infermierë italianë kanë ardhur vendin tonë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.



Ata janë parë sot të mbërrijnë në ambientet e Spitalit Infektiv, ndërsa më herët Luigi di Maio, ministri i Jashtëm italian tha se kjo ndihmë vjen si formë solidarizimi pas ndihmës që Shqipëria dha më herët për Italinë.

“Gjatë periudhës më të errët për Italinë, kur pandemia po godiste popullin tonë dhe vendoste nën stres spitalet tona, ka pasur Vende të cilat na kanë ndihmuar duke na dërguar materiale shëndetësore dhe personel mjeksor. Ndër to Shqipëria e mikut Edi Rama që nuk do të ndaloj kurrë së falenderuari për ndihmën e çmuar dhe afërsinë e treguar me popullin tonë. Nuk ishte detyrim. Prandaj na u duk e arsyeshme t’u kthenim solidaritetin.

U nis sot nga Italia një ekip mjekësh e infermierësh me një ngarkesë prej 500 mijë maskash. Faleminderit, nga zemra, personelit tonë shëndetësor, që do të shkojë të bëjë në Shqipëri, me shumë profesionalizëm, punën e tij dhe do të ndihmojë atë që gjendet në vështirësi në këtë moment. Jemi me ju”, shkruante ministri italian para disa ditësh.