Foto/ Rudina Dembacaj zbulon dhuratën që i bëri për ditëlindje ish-bashkëshortit

Foto/ Rudina Dembacaj zbulon dhuratën që i bëri për ditëlindje ish-bashkëshortit
Tash esht Koha

Rudina Dembacaj është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar kohëve të fundit, fillimisht për ndarjen nga ish-bashkëshorti Aleks e më pas për zyrtarizimin e lidhjes me partnerin e ri, ish-deputeti Mark Frroku.





Përmes rrjeteve sociale, Rudina ka treguar se ende ruan një marrëdhënie të mirë me ish-bashkëshortin, ndonëse kjo edhe për shkak të vajzës së tyre, Viktoria.  Dy ditë më parë, ish-partneri i Rudina Dembacajt, Aleksi festoi ditëlindjen e ndër urimet e shumta nuk mungoi as urimi I Rudinës.

Ajo postoi një foto të Aleksit me vajzën Viktoria sipër së cilës shkruhej “Gëzuar ditëlindjen babo, të dua shumë Viktoria. Dy pika uji”.

Ndërsa ditën e sotme Rudina ka treguar dhuratën e veçantë që I bëri Aleksit me rastin e ditëlindjes. Ajo i ka dhuruar një portofol me inicialet e tij dhe të Viktorias dhe një varëse çelësash me emrin e Vikit. Duket se Aleksit i kanë pëlqyer shumë dhe i ka publikuar në ‘Instastory’, duke e shoqëruar me një zemër dhe duke i bërë ‘tag’ Rudinës.

Tash esht Koha
TAGS