Foto sa një mijë fjalë: Fotografitë që rrëfejnë “ferrin” në Australi

Foto sa një mijë fjalë: Fotografitë që rrëfejnë “ferrin” në Australi
Tash esht Koha

Trupat e djegur të qindra kafshëve janë parë në rrugën që çon drejt Batlow, një nga qytetet më të goditura nga zjarret e fundjavës.

Zonat që përjetuan fatkeqësitë të shtunën në mbrëmje u kapën në kamera, ndërsa njerëzit u kthyen në qytezën e Uellsit të Ri Jugor të Australisë, gjatë të dielës, transmeton lajmi.net.

Ndërsa tymi ende gjendet në ajrin përreth komunitetit të famshëm të rritjes së mollëve, Rruga Batlow – rruga kryesore brenda dhe jashtë qytetit – është e përfshirë nga të dy anët me trupa të nxirë të deleve, koalat dhe kangurët.

Një video e ngarkuar nga Hoteli Batlow tregon kufomat e deleve të grumbulluara, ku orë më parë ato kishin provuar të prisnin gardhet për të shpëtuar nga zjarret.

Deri më tani, kanë vdekur 17 persona, 18 të tjerë janë ende të pagjetur, si dhe kanë ngordhur 500 milionë kafshë si pasojë e zjarrit që ka përfshirë Australinë që nga shtatori i 2019-ës.

Sido që të jetë, këto janë fotografitë e ngarkuara nga tabloidi ‘Daily Mail’. /Lajmi.net/

         

Tash esht Koha
TAGS