Fotografia që u publikua nga deputetja Flora Brovina nuk është e luftës së Kosovës (Foto)

Fotografia që u publikua nga deputetja Flora Brovina nuk është e luftës së Kosovës (Foto)

Flora Brovina, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, sot gjatë ditës, ka publikuar dëshmi se si ushtarët serbë kanë dhunuar femrat, gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Brovina ka thënë se në fotografi shihen ushtarët serbë duke dhunuar një grua në Kosovë, dhe familjarët përreth saj janë disa të vrarë, e disa duke u keqtrajtuar nga ushtria serbe.

Por, a është në të vërtetë fotografia e bërë gjatë luftës në Kosovë?

Me një klikim në Google, Telegrafi ka kuptuar se fotografia që ka zbuluar Brovina, nuk ka të bëjë aspak me luftën e fundit në Kosovë, por ndërlidhet me krimet e kryera në Irak.

Për shkak të përmbajtjes pornografike, Telegrafi nuk ka mundur të publikojë ueb-faqen në fjalë.

Ndërkaq, lidhur me këtë pati reagime të ashpra nga deputetë, e nga shoqëria civile, të cilët e quajtën të jo etike publikimin e fotografisë së viktimës të dhunës seksuale, e cila sipas Brovinës është gjallë./Telegrafi/

TAGS