Fotot e rënda të dhunës në “Astir”! Policët i thyejnë dhëmbët 80 vjeçarit

Fotot e rënda të dhunës në “Astir”! Policët i thyejnë dhëmbët 80 vjeçarit

Këtë të martë në zonën e njohur të “astirit” në Tiranë, policia dhe banorët që mbrojnë prej një viti shtëpitë e tyre janë përplasur ashpër me njëri- tjetrin, fill pasi në zonë kanë mbërritur fadromat për prishjen e një sërë godinash.

Përplasja ka qenë e fortë e për pasojë të paktën 8 banorë protestues dhe 5 efektivë policie kanë përfunduar në spitalin ushtarak të Tiranës.

Por ajo që bie në sy është njëri prej të lënduarve më rëndë nga ana e banorëve. Fjala është për një burrë në moshën 80 vjeçare, i cili është goditur nga policia disa herë me shkopa gome vetëm sepse kishte dalë në protestë për mbrojtjen e banesave prej projektit të shumëdebatuar të Unazës së Madhe.

Një avokat shqiptar ka publikuar disa nga fotot e Çerçiz Jaçes. 80 vjeçarit i kanë thyer dhëmbët si dhe i kanë çarë buzët. Në pjesën e kokës i moshuari është goditur me shkop gome dhe ka pësuar disa trauma

“Cerciz Jace 80 vjec, me dhemb te thyer, me buze te care, me frakture ne koke, me mpiksje gjaku ne koke, me diabet, me zemer, me tension, me 8 lloje ilaces, Gjysh, Baba, Bashkeshort e njeri i nderuar, “kriminel nr 2” ku shkopi i gomes se te forteve nuk ndaloi!”-shkruan avokati./Express