Fotot/ I gjakosur dhe i prangosur në tokë, kërkohej për vrasje, Orgest Bilbili plagoset tek “Xhamlliku”

Fotot/ I gjakosur dhe i prangosur në tokë, kërkohej për vrasje, Orgest Bilbili plagoset tek “Xhamlliku”

Orgest Bilbili është personi që mbeti I plagosur ditën e sotme, pasi kërcënoi me armë efektivin e policisë. “Një person me rrezikshmëri të lartë”, e ka quajtur Rebani Jaupi në deklaratën e tij, por pa zbuluar se bëhet fjalë për të akuzuarin për vrasje.





Orgest Bilbili ndër të tjera është I akuzuar për masakrën në Lushnje, në tetor të 2017. Prej më shumë sesa dy vitesh ai ishte në kërkim për vrasje. Ditën e sotme ai ka qenë pranë Xhamllikut, kur policia I ka kërkuar një mjet identifikimi dhe ai menjëherë ka nxjerrë armën, por ka përfunduar I plagosur. Më poshtë janë edhe pamjet e Bilbilit I plagosur në tokë.