Fotot/ “Shtetrrethimi” nis në orën 13:00, por ja si janë plot rrugët e Tiranës pasdite

Fotot/ “Shtetrrethimi” nis në orën 13:00, por ja si janë plot rrugët e Tiranës pasdite

Për të parandaluar përhapjen e COVID-19, i cili deri më tani ka shënuar 22 viktima në vendin tonë, qeveria ndërmori disa masa kufizuese për qytetarët, qarkullimin e mjeteve apo dhe këmbësorëve.





Një ndër rregullat që kryeministri Edi Rama bëri më dije ishte ndalimi i qarkullimit për këmbësorët apo makinat private pas orën 13:00, teksa ka shtuar se do të ashpërsojë masat deri në burgim në rast të mos respektimit të rregullave.

Mirëpo, siç duket dhe nga fotot e siguruara, qytetarët vazhdojnë të thyejnë rregullat  për kufizimin e lëvizjes, pas orarit të caktuar nga qeveria.