Fraj: Ka ardhur koha që opozita dhe pozita të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për të mirën e vend

Maqedonia për momentin gjendet në një periudhë shumë vendimtare pas referendumit të javës së kaluar. Duhet të sillet vendim për ardhmërinë e vendit dhe atë afatgjatë. Ka ardhur koha kur opozita dhe Qeveria duhet të mundohen të gjejnë një zgjidhje të përbashkët, porositi sot në Shkup deputeti i Bundestagut gjerman Torsten Fraj.
“Unë thjesht e kuptoj atë që njerëzit në Maqedoni e kanë të vështirë sa i përket Marrëveshjes me Greqinë. Ju kuptoj mirë sepse bëhet fjalë kryesisht për identitetin kombëtar. Megjithatë, konsideroj se është e rëndësishme që të shqyrtohen alternativat dhe mundësitë. A është e mundshme të arrihet Marrëveshje më e mirë, a mund të shkohet në rrugën e integrimeve në BE dhe në NATO pa këtë Marrëveshje. Nëse jemi të sinqertë, më duket se duhet të themi se mundësi të tillë nuk do të ketë nëse nuk arrihet Marrëveshja. Ai është vendim i popullit të Maqedonisë dhe vendim të cilin duhet ta sjellë Kuvendi i Maqedonisë”, theksoi Fraj në forumin e dytë midis Maqedonisë dhe Gjermanisë “Ndërtojmë ura – politika dhe ekonomi”, i cili u mbajt sot.
Sipas tij, në këtë moment duhet të sillet vendim për ardhmërinë e vendit dhe se ka ardhur koha kur opozita dhe Qeveria duhet të përpiqen të gjejnë një zgjidhje të përbashkët politike.
“Nuk bëhet fjalë për atë se deputetët individualë të manipulohen, por bëhet fjalë për të arritur më të mirën për shtetin. Nga pikëpamja ime konsideroj se Qeveria dhe opozita duhet së bashku të gjejnë zgjidhje të mirë për të mirën e vendin”, ju porositi Fraj politikanëve të Maqedonisë në Shkup.

[embedded content]

TAGS